​Trepça triumfon ndaj Istogut

Basketboll

​Trepça triumfon ndaj Istogut

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 19:06
Foto ilustrim

Trepça ka shënuar fitore ndaj Istogut me rezultat 112:82 (23:23, 25:25, 37:14, 27:20), në javën e tetë të Prince Caffe Superligës, ku dallimi u bë në pjesën e dytë.

Te vendasit u dalluan Drilon Hajrizi me 34 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime dhe debutuesi Darnell Edge me 22 pikë, shtatë kërcime e dhjetë asistime.

Kurse te mysafirët më i miri ishte Arian Azemi me 25 pikë, pesë kërcime e nëntë asistime.

Trepça numëron gjashtë fitore e dy humbje, duke u renditur e dyta, kurse Istogu me një fitore e shtatë humbje është në vendin e fundit në tabelë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat