Sigal Prishtina shkatërron Istogun, Fisnik Rugova shënon 21 pikë

Basketboll

Sigal Prishtina shkatërron Istogun, Fisnik Rugova shënon 21 pikë

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 19:15
Fisnik Rugova

Sigal Prishtina u është rikthyer fitoreve, duke mundur pa shumë probleme Istogun me rezultat 117:63 (27:17, 28:13, 30:19, 32:14), në javën e 11-të të Prince Caffe Superligës.

Ndeshja në fakt nuk kishte shumë histori, me vendasit që dominuan nga fillimi deri në fund, për të shënuar fitore të sigurt, duke mos e rrezikuar asnjëherë dhe triumfuan në fund 117:63, që ishte më e larta për kryeqytetasit në këtë edicion.

Te Prishtina të gjithë basketbollistët që luajtën shënuan, ndërsa më të dalluarit ishin Fisnik Rugova me 21 pikë e 13 kërcime dhe Dardan Berisha me 21 pikë e 11 asistime, kurse te Istogu, 12 pikë shënoi Tyres Prince, kurse nga 11 shtuan Kahlon Witeley dhe Arian Azemi.

Prishtinasit kanë gjashtë fitore e pesë humbje, kurse istogasit një fitore e dhjetë humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat