Edhe një tjetër fitore për Bashkimin

Basketboll

Edhe një tjetër fitore për Bashkimin

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 19:44
Arbnore Përçuku

Bashkimi triumfon ndaj Trepçës me rezultat 84:67  (23:11,19:16,32:14,10:26).

Bashkimi që nga fillimi e pati lojën në favorin e saj duke pasur efikasitet të vazhdueshëm, duke përjashtuar vetëm çerekun e fundit. Në 10 minutat e parë Bashkimi arriti të shënoj 23 pikë kurse në anën tjetër Trepça 11 pikë.

Lojë më e përafërt u pa në çerekun e dytë por përsëri Bashkimi pati nën kontroll gjithçka duke arritur që edhe në këtë çerek të shënoj +3 pikë më shumë se mysafiret.

Bashkimi shkoi në pushim me rezultat 42:27 kështu me 15 pikë epërsi.

Por kjo epërsi dukej se nuk po i mjaftonte nikoqireve që e filluan periudhën e tretë mjaftë fuqishëm duke regjistruar seri prej 7:0 e ndërsa deri në fund të 10 minutave Bashkimi shtoi +32 pikë kurse Trepça nuk pati mundësi të shënoj më shumë se 14 pikë.

Ritmi i ndeshjes ndryshoi vetëm në fund ku Trepça arriti të shënoj 26 pikë e ndërsa Bashkimi 10 pikë.

Për fitoren e Bashkimit më të dalluarat ishin Sarah Mgbeike me 14 pikë, 14 kërcime dhe 1 asistime e cila u ndihmua nga Arbnore Përçuku me 17 pikë, 3 kërcime dhe 5 asistime.

Kurse tek mysafiret u dallua Jessica Wilson me 15 pikë, 9 kërcime dhe 5 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat