Minnesota befasi e këtij sezoni

Basketboll

Minnesota befasi e këtij sezoni

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 14:22
Pamje nga një ndeshje

Minnesota befasi e këtij sezoni jo vetëm konsolidon kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit por edhe thellon renditjen me rivalët pas fitores 112-108 në fushën e Miami. Edwards me 32 pikë ishte lider për Minnesota, që bëhet ekipi i parë në Perëndim që arrin 20 fitore.

Fitore të thellë korri Denver, që mundi 130-104 Dallas, ndeshje ku Murray realizoi 22 pikë e Gordon 21. Zhgënjen skuadra e Lakers, që në shtëpi u mund 114-109 nga New York. Brundson me 29 pikë e Randle me 27 bënë diferencën në fushë për nju-jorkezët, ndërsa 57 pikët e dyshes James-Davis mbetën për statistikë.

Befason Chicago, që fitoi 108-104 në fushën e Philadelphia, ndeshje me rivalitet, ku për miqtë u dallua White me 24 pikë. pas kohës shtesë fiton Cleveland, që mundi 135-130 Houston (Mitchell 37 pikë). Jashtë fushe triumfon ekipi i Clippers, që falë 35 pikëve të Harden munbi 151-127 Indiana.

NBA-Rezultatet e sotme

Cleveland – Houston, 135-130

Indiana – Clippers, 127-151

Philadelphia – Chicago, 104-108

Atlanta – Detroit, 130-124

Miami – Minnesota, 108-112

Toronto – Charlotte, 114-99

Oklahoma – Memphis, 116-97

Denver – Dallas, 130-104

Utah Jazz – Brooklyn, 125-108

Sacramento – Washington, 143-131

Lakers – New York, 109-114

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat