Fitojnë Denver e Boston, Doncic realizon 50 pikë për Dallas

Basketboll

Fitojnë Denver e Boston, Doncic realizon 50 pikë për Dallas

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 11:14
Pamje nga ndeshja

Ndeshje “big” të luajtura ditën e Krishtlindjeve në NBA, ku në fushë zbritën kampionët e basketbollit, në takime interesante. Kampionët e Denver fituan 120-114 ndaj Golden State.

Të gjithë titullarët e Denver realizuan mbi 10 pikë, ku u dalluan Murray me 28 pikë e Jokic me 26 pikë e 14 rebound.

Fiton edhe Boston, që mundi 126-115 Lakers në fushën e këtij të fundit. Porzingis me 28 pikë e 11 rebound ishtë shënuesi më i mirë për Celtics, ndërsa 40 pikët e 13 rebound të Davis mbetën për statistikë për Lakers.

Fitore të rëndësishme korri Miami, që falë 31 pikëve të Vazques mundi 119-113 Philadelphia.

Zhgënjen ekipi i Milwaukee, që u mund 129-122 nga New York, ndeshje me rivalitet, ku shkëlqeu Brunson, autor i 38 pikëve. Lillard e Antetokounmpo realizuan 64 pikë së bashku, por që s’mjaftuan. Jashtë fushe fiton ekipi i Dallas, që mundi 128-114 Phoenix, sfidë ku diferencën në parket e Luka Doncic, autor i 50 pikëve e 15 asist.

NBA-Rezultatet e sotme

New York – Milwaukee, 129-122

Denver – Golden State, 120-114

Lakers – Boston, 115-126

Miami – Philadelphia, 119-113

Phoenix – Dallas, 114-128

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat