Pronarë të rinj për Dallas Mavericks

Basketboll

Pronarë të rinj për Dallas Mavericks

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 17:17
Logo Dallas Maveriks

Bordi drejtues i NBA ka miratuar shitjen e skuadrës së baskebollit Dallas Maveriks (për një vlerë më të lartë se 4 miliardë dollarë), që tashmë është në pronësi të grupit Las Vegas Sands Corporation, që udhëhiqet nga familjet  Adelson dhe Dumont.

Ish-pronari i klubit Mark Cuban betohet se nuk do të ndryshojnë shumë gjëra, përveç llogarisë së tij bankare.

Nga shitja e Dallas Mavericks, që tashmë është ratifikuar edhe nga “Bordi i Guvernatorëve të NBA”, Cuban ka fituar shumë, pasi e bleu klubin për 285 milionë dollarë në vitin 2000 dhe tashmë e shiti për 4 miliardë dollarë.

Gjithsesi Cuban do të mbajë 27% të aksioneve dhe postin e zëvendës-administratorit në klub. Nga sot Dallas Mavericks bëhen pjesë e perandorisë Las Vegas Sands, që menaxhon kaziono dhe resorte luksi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat