Celtics humbasin sfidën direkte në Lindje

Basketboll

Celtics humbasin sfidën direkte në Lindje

Më: 12 janar 2024 Në ora: 12:22
Pamje nga një ndeshje

Sfida direkte për kreun në Konferencën e Lindjes shkon për Milwaukee. Bucks triumfuan ndaj rivalëve të mëdhenjë të Boston, që konfirmojnë edhe një herë dobësinë e tyre në transfertë. Me Giannis Antentokoumpo si gjithmonë në formë gjatë këtij sezoni, të zotët e shtëpisë triumfuan me rezultatin e thellë 135-102.

Basketbollisti grek e mbylli ndeshjen me dy shifra dopjo, 24 pikë dhe 12 ribaund. E shkëlqyer edhe paraqitja e Bobby Portis me 28 pikë dhe 12 topa të kapur në tabelë, ndërsa Damian Lillard plotësoi fitoren e madhe të Bucks me 21 pikë të tjera.

Nga ana tjetër, Celtics u tradhëtuan nga yjet e skuadrës. Vetëm 10 pikë për Jaylen Brown dhe 7 të tjera të shënuara nga JaysonTatum. Pavarësisht humbjes, Boston ruan kryesimin në Lindje, ndërsa Bucks mbeten në vendin e dytë të renditjes.

Njeriu i mbrëmjes së fundit në ndeshjet e NBA ishte pa asnjë diskutim Kyrie Irving.  Ai bëri një paraqitje spektakolare në fitoren e Dallas, që mundi 128-124 New York Kicks.

Irving shënoi 44 pikë dha 10 asist dhe kapi 4 topa në tabelë, duke bërë që Mavericks të mos e ndjenin aspak mungesën e madhe të Luka Doncic.

Për “njujorkezët” nuk mjaftuan 32 pikët e Julius Randle dhe 30 të tjera të shënuara nga Jalen Brunson.

Nuk arrin të shkojë më larg se dy fitore radhazi ecuria pozitive e Los Angeles Lakers.

LeBron James dhe shokët e tij u dorëzuan përballë Phoenix me shifrat 109-127. Në një mbrëmje të keqe “Mbreti” i basketbollit amerikan, ndërsa fitorja e Suns mban firmën e Bradley Beal me 37 pikë të shënuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat