Golden State në krizë

Basketboll

Golden State në krizë

Më: 16 janar 2024 Në ora: 11:38
Pamje nga ndeshja

Vijon sezoni me hope i Lakers, që sot fituan 112-105 ndaj Oklahomës.

Dyshja Davis-James realizoi 52 pikë, duke bërë diferencën në fushë.

Boston kryeson renditjen në Konferencën e Lindjes pas fitores 105-96 në fushën e Toronto. Të gjithë titullarët e Celtics realizuan mbi 10 pikë.

Mes pretendentëve në Lindje është edhe Philadelphia, që mundi 124-115 Houston.

Ndeshje fantastike e Joel Embiid, autor i 41 pikëve dhe 10 rebound.

Tjetër humbje për Golden State, që u mund 116-107 nga Memphis. Curry realizoi 26 pikë, por që s’mjaftuan para kolektivitetit të Memphis.

Skuadra e Dallas, falë 42 pikëve të Irving dhe 41 të Hardaway, mposhti 125-120 New Orleans, një dyshe që shkëlqeu në fushë.

Fiton edhe Cleveland, që mposhti 109-91 Chicago, ndeshje ku u dallua Mitchell me 32 pikë. Utah Jazz mundi 132-105 Indiana, ku protagonistë ishin Markkanen me 32 pikë e Sexton me 30.

NBA-Rezultatet e sotme

Philadelphia – Houston, 124-115

Dallas – New Orleans, 125-120

New York – Orlando, 94-98

Washington – Detroit, 117-129

Atlanta – San Antonio, 109-99

Memphis – Golden State, 116-107

Cleveland – Chicago, 109-91

Brooklyn – Miami, 95-96

Toronto – Boston, 96-105

Utah Jazz – Indiana, 132-105

Lakers – Oklahoma, 112-105

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat