Dok Rivërs në Miluoki, zyrtarizimi çështje kohe

Basketboll

Dok Rivërs në Miluoki, zyrtarizimi çështje kohe

Më: 25 janar 2024 Në ora: 11:24
Dok Rivërs

Dok Rivërs do të jetë trajneri i ri i Bucks. Ekipi i Miluokit ka vendosur që të zëvendësojë Adrian Grifin, i cili po bënte mjaft mirë këtë sezon me 30 fitore dhe 13 humbje, me ish-trajnerin e Filadelfias.

Rivërs, i cili ka një karrierë gati 24-vjeçare si trajner, u shkarkua nga 76ers në majin e vitit të kaluar për shkak se skuadra në fjalë u eleminua shumë shpejt në fazën  “play-off”.

Deri më tani Rivërs ka drejtuar katër skuadra të NBA duke arritur 1097 fitore dhe 763 humbje në sezonin e rregullt ndërsa 111 fitore dhe 104 humbje është bilanci i tij si trajner me ekipet gjatë fazës “play-off”.

Si lojtar Rivërs ka luajtur plot 14 vite me ekipe si Atlanta Hauks, Los Angelos Clippers, Nju Jork Knicks dhe San Antonio Spurs.

Ai u tërhoq nga basketbolli i luajtur në 1996. Në 864 ndeshje të luajtura (605 si titullar), Rivërs ka shënuar mesatarisht 10.9 pikë, ka dhënë 5.7 asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat