Milwaukee mposhtet në shtëpi

Basketboll

Milwaukee mposhtet në shtëpi

Më: 27 janar 2024 Në ora: 11:23
Pamje nga ndeshja

Në mbrëmjen e NBA, protagonisti absolut është Luka Doncic, që realizon plot 73 pikë në suksesin e Dallasit, që mposhti 148-143 Atlantan. Zhgënjen Milwaukee, që mposhtet në shtëpi 112-100 nga Cleveland.

Fitojnë ndeshjet respektive Oklahoma, Indiana, Memphis, San Antonio dhe LA Clippers.

Luka Doncic është lojtari i katërt në historinë e NBA që realizon të paktën 73 pikë në një ndeshje. Slloveni ka qenë protagonisti kryesor në suksesin 148-143 të Dallasit ndaj Atlantës. 30 pikët e Trae Young nuk mjaftojnë që Atlanta të evitojë humbjen e katërt radhazi në kampionat.

Në pritje të trajnerit të ri, Milwaukee mposhtet 112-110 në shtëpi përballë Cleveland. Donovan Mitchell me 32 pikë dhe Allen me 24 pikë udhëheqin Cavaliers në këtë sukses. Giannis Antetokounmpo realizon 22 pikë, po aq sa Lillard, por nuk mjafton që të çojnë skuadër drejt fitores.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat