Prishtina triumfon në çastet e fundit

Basketboll

Prishtina triumfon në çastet e fundit

Më: 27 janar 2024 Në ora: 21:34
Pamje nga ndeshja

Në një sfidë, ku fituesi është vendosur në sekondat e fundit, Sigal Prishtina ka mundur Bashkimin me rezultat 84:83 (31:25, 17:27, 16:11, 20:20), në javën e 19-të të Prince Caffe Superligës.

Drama vazhdoi deri në fund. Bashkimi po fitonte 77:82, por në momentet vendimtare, bardhekaltrit barazuan shifrat në 82:82 dhe në çastet e fundit, Muhamedali Janjeva shënoi për 84:83, që ishin pikët vendimtare, pasi aksioni i fundit nga Portokallezinjtë nuk ishte i suksesshëm.

Te Sigal Prishtina u dalluan Derrick Wilson me 18 pikë e 12 asistime dhe Shaheed Davis me 20 pikë e shtatë kërcime, kurse te Bashkimi u dalluan Will Daniels me 24 pikë e dhjetë kërcime, Isiah Umpig me 16 pikë e 11 asistime dhe Altin Morina me 17 pikë.

Bardhekaltrit kanë 13 fitore e gjashtë humbje, derisa Portokallezinjtë kanë shtatë fitore e 12 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat