Besëlidhja fiton

Basketboll

Besëlidhja fiton

Më: 27 janar 2024 Në ora: 22:12
Foto ilustrim

Besëlidhja ka fituar me Teutën në basketboll për djem, ndeshje kjo e vlefshme për javën e parë të fazës së dytë të superligës.

117-90 rezultati final në favor të skuadrës lezhjane tregon epërsinë e padiskutueshme të basketbollistëve të drejtuar nga trajneri Afrim Bilali.

Besëlidhja krijoi diferencë me Teutën që në fillim të takimit dhe e ruajti atë përgjatë gjithë kohës.

Skuadra lezhjane e mbylli gjysmën e parë të sezonit në kampionat me dhjetë fitore në po aq ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat