Penza shënon fitore të thellë në shtëpi

Basketboll

Penza shënon fitore të thellë në shtëpi

Më: 28 janar 2024 Në ora: 18:45
Penza

Penza ka arritur fitore të thellë ndaj UnitedBasketball me rezultat 68:37 (15:15, 23:8, 13:9,17:5).

Edhe pse në 10 minutat parë u pa lojë e barabartë nga dy anët me nga 15 pikë, ritëm krejt ndryshe u pa në pjesët e mbetura të lojës.

Në periudhën e dytë Penza arriti që të shtoj në koshin e saj edhe 23 pikë kurse UnitedBasketball pas gjithë përpjekjeve u kundërpërgjigje me vetëm 8 pikë.

Kështu Penzes iu mundësua që në pushim mes pjesëve të shkoj me epërsi të konsiderueshme prej 15 pikësh apo rezultat të përgjithshëm  38:23.

Ngjashëm u zhvilluan edhe dy pjesët e fundit të këtij takimi Penza arriti në dy çereket pikë dyshifrore ndërsa UnitedBasketball 9 pikë në çerekun e tretë dhe 5 në të fundit.

Ndeshja u mbyll me rezultat 68:37.

Më të mirat tek Penza ishin Peevy Lucia Elise me 14 pikë, 9 kërcime dhe 3 asistime si dhe Saranda Daci  me 17 pikë, 12 kërcime dhe 2 asistime. Kurse për UnitedBasketball më e dalluara ishte Anila Selmani me 9 pikë, 9 kërcime dhe 1 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat