Fitore e pritur për pejanët

Basketboll

Fitore e pritur për pejanët

Më: 28 janar 2024 Në ora: 21:52
Pamje nga një ndeshje

Peja ka shënuar fitore bindëse ndaj Istogut me rezultat 80:53 (26:14, 19:11, 21:8, 14:20), në javën e 19-të të Prince Caffe Superligës.

Pejanët e nisën ndeshjen më mirë dhe qysh në çerekun e parë krijuan epërsi të lartë, duke e fituar këtë pjesë 26:14. Kampionët vazhduan me lojë të mirë dhe thelluan më shumë epërsinë, për të shkuar në pushim me shifrat 45:25.

Në pjesën e dytë nuk kishte ndonjë ndryshim të madh me vendasit që ruajtën epërsinë dhe triumfuan 80:53.

Larry Thomas u dallua te Peja me 19 pikë, shtatë kërcime dhe gjashtë asistime, derisa Arian Azemi kishte 15 pikë e pesë asistime te Istogu.

Peja është e dyta me 14 fitore e pesë humbje, derisa istogasit në vendin e fundit me një fitore e 18 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat