​FBK dhe Albi Mall nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Basketboll

​FBK dhe Albi Mall nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Më: 29 janar 2024 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Federata e Basketbollit të Kosovës ka nënshkruar marrëveshje sponsorizimi me kompanin Albi Mall, e vlefshme për katër vitet e ardhshme.

Me këtë rast, sekretarja e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku ka thënë se FBK dhe Albi Mall përmes kësaj marrëveshje bashkojnë forcat për ta zhvilluar basketbollin e Kosovës.

Dushku: Bashkëpunimi me Albi Mall shërben për ta zhvilluar edhe më tej basketbollin

“Federata e Basketbollit të Kosovës ka kënaqësinë ta prezantojë sponsorin e ri të Federatës së Basketbollit Kosovës, Albi Mall. Ne jemi shumë të lumtur që dy brendet e forta si Albi Mall dhe Federata e Basketbollit të Kosovës i kanë bashkuar forcat për ta zhvilluar sportin, në këtë rast sportin tonë të dashur, basketbollin”, tha Dushku.

Ndërsa, përfaqësuesi i Albi Mall deklaroi se qëllimi i kësaj kompanie është që përmes investimeve në sport ta çoj një hap për tutje sportin në Kosovë.

Humolli: Marrëveshje si kjo dëshmojnë përkushtimin tonë për të investuar në sport

“Ne si kompani shumëvjeçare në tregun e Kosovës e dimë sa është e rëndësishme të investojmë në kulturë dhe sport dhe kjo na bënë shumë më të lehtë kur shohim një grup njerëzish që e sheh rëndësinë e sportit në shtetin tonë të Kosovës dhe kjo na bërë më të lehtë që të bashkëpunojmë me federata si kjo...Marrëveshja është katër vjeçare dhe kjo tregon seriozitetin e kompanisë sonë që të investojë në sportin e Kosovës dhe tregon besimin tonë në sportin e Kosovës”, tha Humolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat