Denver fiton sfidën me Milwaukee

Basketboll

Denver fiton sfidën me Milwaukee

Më: 30 janar 2024 Në ora: 12:20
Pamje nga ndeshja

Ekipi kampion i Denver fitoi 113-107 ndaj Milwaukee, një përballje mes dy skuadrash pretendente për titull në NBA.

Sfidë e ekuilibruar deri në fund, ku për Denver u dalluan Murray me 35 pikë dhe Nikola Jokiq me një “triple double” (25 pikë, 16 rebound, 12 asist). Për Bucks, Antetokounmpo realizoi 29 pikë e 12 rebound, por që s’mjaftuan.

Minnesota rimerr kreun e renditjes në Perëndim pas fitores 107-101 në fushën e Oklahomës, që zbret në vendin e tretë. Edwards me 27 pikë ishte shënuesi më i mirë për miqtë.

Fiton edhe Boston, që mbron vendin e parë në Lindje. Celtics mposhtën 118-112 New Orleans, ndeshje ku u dalluam Tatum me 28 pikë e 10 rebound.

Phoenix, falë 23 pikëve të Gordon e 22 të Booker, mundi 118-105 Miami.

Fiton edhe Cleveland, që mundi 118-108 Clippers, ku protagonist ishte Mitchell me 28 pikë. Fitore në sekondat e fundit korri Dallas, që mundi 131-129 Orlando, ndeshje ku Doncic realizoi 45 pikë e Hardaway 36.

NBA-Rezultatet e sotme

Charlotte – New York, 92-113

Cleveland – Clippers, 118-108

Boston – New Orleans, 118-112

Brooklyn – Utah Jazz, 147-114

Miami – Phoenix, 105-118

Houston – Lakers, 135-119

Memphis – Sacramento, 94-103

Oklahoma – Minnesota, 101-107

San Antonio – Washington, 113-108

Dallas – Orlando, 131-129

Denver – Milwaukee, 113-107

Portland – Philadelphia, 130-104

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat