Besëlidhja e pandalshme në kampionat

Basketboll

Besëlidhja e pandalshme në kampionat

Më: 30 janar 2024 Në ora: 12:22
Pamje nga ndeshja

Janë luajtur ndeshjet e javës së 22-të të Superligës në basketboll për meshkuj, që përkon me javën e parë të fazës së dytë.

Besëlidhja kryesuese mbetet e pathyeshme në kampionat, duke fituar thellë 117-90 ndaj Teutës. Ndonëse pritej një përballjë më e fortë, epërsia e ekipit lezhjan ishte e madhe, ku u dallua Marquardt, autor i 45 pikëve.

Për durrsakët, Bacon realizoi 33 pikë, por që mbetën për statistikë.

Ritmin e Besëlidhjes ruan Tirana, që mposhti 95-75 Apoloninë në “Fahrie Hoti”.

Bardheblutë u shkëputën që në periodën e parë dhe e dominuan ndeshjen deri në fund. Davis me 24 pikë e Hysenagolli me 20 pikë e 19 rebound ishin dy shënuesit më të mirë për Tiranën.

Jashte fushe fiton Kamza Basket, që mbetet forca e dytë në kampionat. Kamzalinjtë mposhtën 81-64 Flamurtarin në Vlorë, ndehsje ku u dallua Keyes me 35 pikë. Pa probleme fiton në Korçë edhe ekipi i Vllaznisë, që mundi 104-66 Skënderbeun vendës.

E nis mbarë këtë fazë të dytë ekipi i Partizanit, që fitoi 77-66 në Elbasan ndaj ekipit vendës. Pas një pjese të parë të ekuilibruar, kryeqytetasit shkëputën në 20 minutat e dytë, ndeshje ku diferencën e bëri Major, autor i 24 pikëve.

Superliga-Meshkuj, java e 12-të

Elbasani – Partizani, 66-77

Flamurtari – Kamza Basket, 64-81

Skënderbeu – Vllaznia, 66-104

Besëlidhja – Teuta, 117-90

Tirana – Apolonia, 95-74

Fieri Basket (pushim)

Renditja: Besëlidhja 22 pikë, Kamza Basket, 20 pikë, Tirana 19 pikë, Vllaznia 19 pikë, Teuta 18 pikë, Apolonia 17 pikë, Flamurtari 15 pikë, Partizani 14 pikë, Elbasani 14 pikë, Fieri Basket 11 pikë, Skënderbeu 11 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat