Gjakovarët përforcohen me lojtarin Osaikhwuwuomwam

Basketboll

Gjakovarët përforcohen me lojtarin Osaikhwuwuomwam

Më: 30 janar 2024 Në ora: 21:31
Osaikhwuwuomwam

Klubi i basketbollit Vëllaznimi ka synime që të jetë në mesin e ekipeve 4-5 ekipeve më të mira elite. 

Gjakovarët janë përforcuar me basketbollistin Craig Osaikhwuwuomwam.  

“KB Vëllaznimi mbetet i përkushtuar për të forcuar ekipin dhe për të arritur rezultate sa më pozitive, andaj kemi kënaqësinë të prezantojmë lojtarin më të ri, qendrën holandeze, Craig Osaikhwuwuomwam. 
Craig është qendër e njohur 33 vjeçare dhe i gjatë 211 cm. 

Ai ka një eksperiencë të gjatë në top kampionate evropiane ku për 10 sezone luajti në elitën e basketbollit holandez për skuadra si Apollo Amsterdam, Nijmegen Magixx, LWD Basket, Donar Groningen dhe Lamstede Hammers, kurse luajti edhe në elitën e Republikës së Çekisë për BK Armex dhe për top ekipin estonez, Talinna Kalev. 

Craig njihet si lojtar me karakteristika të shumëanshme dhe me shumë dimensionalitet në sulm, duke pasur shkathtësi asistuese, ashtu si ato defensive. 

Emri i tij është i vështirë, ashtu siç do ta kenë të vështirë ekipet kundërshtare ta ndalin atë”, njofton skuadra gjakovare,

Vëllaznimi zë vendin e pestë me 27 pikë pas 19 jave në Superligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat