Golden State Warriors rikthehen te fitoret

Basketboll

Golden State Warriors rikthehen te fitoret

Më: 31 janar 2024 Në ora: 11:15
Pamje nga ndeshja

Golden State Warriors janë rikthyer te fitoret në NBA, pas dy humbjeve të njëpasnjëshme në NBA.

Në sfidën e zhvilluar në Chase Center, Warriors kanë triumfuar ndaj Philadelphia 76ers me 12 pikë diferencë 119:107.

Për skuadrën mysafire kjo ishte humbja e katërt radhazi në NBA dhe tani kanë rënë në pozitën e pestë në Konferencën e Lindjës.

Më meritori për fitoren e Warriors ishte padyshim Steph Curry që realizoi 37 pikë, pati tetë kërcime e shtatë asistime.

Me lojë të mirë te vendasit u dalluan edhe Kuminga me 26 pikë dhe kanadezi Andrew Wiggins që shtoi 23 të tjera.

Në anën tjetër te mysafirët më efikasi ishte Tobias Harris me 26 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat