Natë zhgënjimi për ekipet e mëdha

Basketboll

Natë zhgënjimi për ekipet e mëdha

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 12:39
Pamje nga ndeshja

Kampionët e Denver u mundën 105-100 në fushën e Oklahoma, skuadra surprizë e këtij sezoni në NBA. Mungesa e Doncic u ndje te Denver, ndërsa Shai realizoi 34 pikë për vendasit.

Humbet edhe skuadra e Milwaukee, që u mund 119-116 nga Portland. Simons me 24 pikë ishte shënuesi më i mirë për vendasit. Fiton edhe Miami, që mundi 115-106 Sacramento, ndeshje ku u dallua Butler, autor i 31 pikëve.

Minnesota mbron vendin e parë në Perëndim, duke mundur thellë 121-87 Dallas.

Ndeshje pa histori, ku u dallua Towns, autor i 29 pikëve. Pa probleme fiton edhe ekipi i Phoenix, që falë 33 pikëve të Durant mundi 136-120 Brooklyn.

NBA-Rezultatet e sotme

Charlotte – Chicago, 110-117

Cleveland – Detroit, 128-121

Washington – Clippers, 109-125

Miami – Sacramento, 115-106

Houston – New Orleans, 99-110

Minnesota – Dallas, 121-87

Oklahoma – Denver, 105-100

San Antonio – Orlando, 98-108

Brooklyn – Phoenix, 120-136

Portland – Milwaukee, 119-116

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat