Amerikani Kwame Vaughn përforcon Pejën

Basketboll

Amerikani Kwame Vaughn përforcon Pejën

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 13:38
Kwame Vaughn

KB Peja sjellë një tjetër përforcim. Pejanët e kanë transferuar basketbollistin Kwame Vaughn.

KB Peja përmes një njoftimi, ka konfirmuar blerjen e amerikanit, i cili ka bërë karrierë në Gjermani, Francë e disa vende tjera, por ka përvojë edhe në basketbollin e Kosovës ku ishte pjesë e KB Prizreni.

“KB Peja ka arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan të pozitës 1, Kwame Vaughn. Kwame do t’i bashkohet kampit verdh e zi shumë shpejt, për të qenë forcë shtesë në rrugën për të gjitha trofetë.

Vaughn ka ndërtuar karrierë në elita të mëdha të basketbollit Evropian si Belgjikë, Francë, Gjermani, Kroaci, Rumani dhe në Kosovë më parë ka luajtur te KB Prizreni.

Së fundmi, ai ishte shënuesi dhe asistuesi më i mirë te Astana në VTB League”, thuhet në njoftimin e skuadrës pejane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat