Serbi nga Kraleva çudit për Agim Kasapollin: E njoh mirë

Basketboll

Serbi nga Kraleva çudit për Agim Kasapollin: E njoh mirë

Nga: K. Goca Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 16:25
Agim Kasapolli

Është një koment interesant për legjendën e basketbollit të Kosovës, Agim Kasapolli,

Ish basketbollisti i Sllogës së Kralevës, Vlladimir Dashiq, ka habitur me një koment interesant për Agim Kasapollin.

Serbi që jeton në Kralevë por i lindur në Zveçan të Kosovës, ka fjalë të mëdha për Kasapollin duke thënë se basketbollist të nivelit të tij, nuk lind më. 

Ai ka komentuar në një video të postuar nga Blerim Vuniqi.

“Dy legjenda të basketbollit të Kosovës (vër. jonë, Agm Kasapolli e Blerim Vuniqi), të dy i njoh mirë, kam luajtur kundër Vuniqit dhe e kam admiruar lojën e tij.

Agim Kasapollin e njoh shumë mirë, është i Pejës, lojtar që nuk lind më i tillë, domethënë lojtari më atraktiv që më ka ra rasti ta shoh në karrierën time.

Kam luajtur për Buduçnostin nga Peja, prej nga është Agimi”, ka komentuar Dashiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat