Gati për Final 8 Kupa e Kosovës 

Basketboll

Gati për Final 8 Kupa e Kosovës 

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 15:27
Pamje nga konferenca

Klubi i basketbollit Vëllaznimi me Federatën e Basketbollit të Kosovës, shprehen të gatshëm për Kupën e Kosovës.

Edhe 11 ditët do të nisin edicionin e kupës.

"Final 8 Kupa e Kosovës  - Gjakova 2024 – Shqiptarinë e Kemi Bashkë.
Është mbajtur konferenca e parë për media nga KB Vëllaznimi në cilësinë e organizatorit dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK). 

Nga 13 deri 17 Shkurt, Gjakova do të jetë epiqendër e ngjarjes më të madhe basketbollistike e cila do t’i bashkojë tetë klube nga qytete të ndryshme anë e kënd Kosovës për një spektakël të pa parë sportiv.

Në këtë konferencë u prezantuan të gjitha detajet që do ta karakterizojnë këtë ngjarje. 
Vërtet shqiptarinë e kemi bashkë dhe ky organizim na bashkon të gjithëve për të transmetuar kulturën e vërtetë sportive e cila karakterizon të gjitha klubet. 

KB Vëllaznimi mbetet i përkushtuar për të ofruar një përvojë të jashtëzakonshme sportive dhe për këtë po angazhohen një numër i madh i kompanive profesionale dhe profesionistë të fushave të ndryshme. 

Shihemi më 13 Shkurt në zemrën e shqiptarisë – në Gjakovë”, njofton KB Vëllaznimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat