Curry magjik i jep fitoren Golden States

Basketboll

Curry magjik i jep fitoren Golden States

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 12:29
Pamje nga një ndeshje

Fitorja e tretë radhazi për Golden State, që mbajnë ende gjallë shpresat për një vend në play out. Falë 11 gjuajtve të sakta për tri pikë të Stephen Curry (42 pikë), Warriors mundën 131-109 Indiana jashtë fushe.

Vijon momenti i mirë për Cleveland, që falë fitores 118-95 në fushën e Brooklyn (Mitchell 27 pikë), ngjitet në vendin e dytë në Lindje.

Ndalet pas tri fitoresh ekipi i Lakers, që u mund 114-106 nga Denver. Murray me 29 pikë, Porter me 27 si dhe Jokic me 24 pikë fituan duelin ndaj Davis e James, që së bashku realizuan 57 pikë.

Jashtë fushe fiton edhe Chicago, që mundi 118-110 Memphis, ndeshje ku u dallua DeRozan, autor i 30 pikëve.

Moment i mirë për Phoenix, që mundi 129-115 Utah Jazz, ku protagonistë ishin Durant me 31 pikë e Beal me 30. Minnesota mbron vendin e parë në Perëndim pas fitores 129-105 në fushën e Milwaukee. Edwards me 26 pikë ishtë i miri për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e Green për Bucks.

NBA-Rezultatet e sotme

Indiana – Golden State, 109-131

Orlando – San Antonio, 127-111

Brooklyn – Cleveland, 95-118

New York – Dallas, 108-122

Memphis – Chicago, 110-118

Milwaukee – Minnesota, 105-129

Phoenix – Utah Jazz, 129-115

Lakers – Denver, 106-114

Portland – Detroit, 122-128

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat