Ku renditet Kosova e ku Republika e Irlandës?

Basketboll

Ku renditet Kosova e ku Republika e Irlandës?

Nga: K.G. Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 11:36
Kosova

Republika e Irlandës mbrëmë ka zhvilluar stërvitjen në Qendrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Irlandezët sonte (19:00) do të ndeshen me kombëtaren e Kosovës, në kuadër të ndeshjes së parë të Grupit A të rrethit të parë parakualifikues të Kupës së Botës 2027.  

Irlanda është në Grupin A së bashku me Kosovën, Zvicrën dhe Azerbajxhanin. 

“Ndeshja jonë e radhës do të jetë në shtëpi kundër Zvicrës të dielën, më 25 shkurt në orën 16:00.

Skuadra e Mark Keenan renditet e 85-ta në FIBA, Kosova është e 77-ta, Azerbajxhani i 118-ti dhe Zvicra e 63-ta.

Ndeshja e fundit ndërkombëtare e Irlandës ishte në parakualifikueset e FIBA EuroBasket 2025 kundër Luksemburgut, duke përfunduar me një fitore 79:76 në Arenën Kombëtare të Basketbollit”, shkruan në faqen e “Basketball.ie”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat