Irlandezi i emocionuar në kryeqytetin e Kosovës 

Basketboll

Irlandezi i emocionuar në kryeqytetin e Kosovës 

Nga: K. Goca Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 11:40
Pamje nga stërvitja e Irlandës në Prishtinë

Pas arritjes në kryeqytetin e Kosovës, selektori i Republikës së Irlandës në basketboll, Mark Keenan, shpreh emocionet e tij. 

Ai beson e shpreson se do të ia dalin sonte (19.00) në përballjen me Kosovën, në ndeshjen që luhet në Qendrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.   

“Është emocionuese. Jemi në garë dhe mezi presim t’i fillojmë ato.

E dimë që Kosova ka pasur një fushatë shumë të mirë gjatë verës në kualifikueset e EuroBasket.

Ata shënuan fitore ndaj Zvicrës dhe një lojë të mirë e me rezultat të ngushtë me Danimarkën.

Ne duhet të luajmë në nivelin tonë të lartë, nuk ka dyshim për këtë.

Gjërat duhet të shkojnë siç duhet për ne dhe ne kemi nevojë për paraqitje të mëdha nga djemtë tanë me përvojë.

Jam i sigurt se do të marrim një shkëndijë energjie edhe nga një pjesë e gjakut të ri”, tha selektori irlandez.

Irlandezët sonte (19:00) do të ndeshen me kombëtaren e Kosovës, në kuadër të ndeshjes së parë të Grupit A të rrethit të parë parakualifikues të Kupës së Botës 2027.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat