Keenan para ndeshjes me Kosovën: Mezi po presim

Basketboll

Keenan para ndeshjes me Kosovën: Mezi po presim

Nga: K. G. Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 12:26
Mark Keenan

Selektori i kombëtares së Republikës së Irlandës, Mark Keenan, me qetësi e pret ballafaqimin e sotëm (19.00) ndaj Kosovës, që luhet në Qendrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. 

“Ne me të vërtetë mezi po presim të fillojmë fushatën tonë, kemi disa fytyra të freskëta dhe mezi pres të shoh basketbollistët James, David dhe Rapolas, të cilët po bëjnë hapin drejt nivelit të lartë ndërkombëtar”, tha mes të tjera Keenan për faqen zyrtare “Basketball.ie”.

Irlanda pas ndeshjes me Kosovën do të përballet me Zvicrën.

Kjo ndeshje luhet të dielën.

Të dyja ndeshjet janë të Grupit A të parakualifikueseve për Kupën e Botës 2027. 

Kapiteni irlandez, Sean Flood, është i gatshëm për sfidën me Kosovën, duke thënë mes të tjera: “Kemi një javë të ngarkuar.

Ne ndoshta hyjmë në fushatë si të dobët, por na pëlqen sfida.

Synojmë më shumë sukses këtë herë, pasi ne shikojmë të arrijmë fazën tjetër të kualifikimit”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat