Hoxha asiston, Dinamo eliminon skuadrën spanjolle

Basketboll

Hoxha asiston, Dinamo eliminon skuadrën spanjolle

Nga: K.G. Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 20:45
Dinamo

Dinamo e Zagrebit është kualifikuar në të tetën e finales së Conference League në futboll.

Dinamo në Maksimir ka barazuar me rezultat 1:1 me Betisin por falë  fitores në Sevilla me 1:0 shkojnë më tej.

Futbollisti nga Kosova, Arbër Hoxha, është protagonist i golit të parë duke asistuar për futbollistin Kaneko i cili realizoi në minutën e 59-të. 

Mysafirët avancuan me golin e Bakambu në minutën e 38-të.

Hoxha është zëvendësuar në minutën e 86-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat