Kosova shënon fitore të madhe ndaj Republikës së Irlandës 

Basketboll

Kosova shënon fitore të madhe ndaj Republikës së Irlandës 

Nga: K. Goca Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 21:04
Pamje nag ndeshja

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore me mund të madh 83:76 (22:17, 23:21, 20:19, 18:19) ndaj Republikës së Irlandës, në ndeshjen e parë të grupit A të para kualifikueseve për Kupën e Botës 2027.

Mbi 2 mijë shikues në Qendrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, panë një lojë të mirë mes Dardanëve dhe Irlandës.

Kosova startoi siç është më së miri duke udhëhequr me 3:0 e shkëputet në shtatë pikë epërsi (10:3) në minutën e 4-të.

Image

Kosova – Republika e Irlandës 83:76 

Qendra e Rinisë dhe e Sportit, Prishtinë.
Shikues; 2.000.
Kosova: Qallaku 5, Janjeva 9, Kapiti 4, Mala 7, Tmushiç 11, Berisha 19, Binqe, Hajrizi 20, Ismajli 2, Morina 3, Pepaj 3.
Irlanda: Badmus 15, Blount 27,  Buivydas 3, Fllod 12, Murphy 4, Beckom, Gormley 2, Lehane, O'Sullivanm 2, Quinnm, Randolph e Treacy 11.

Individi më i dalluar në 20 minuta e parë padyshim ka qenë Drilon Hajrizi duke shënuar 13 pikë dhe ishte prej më të merituarve që shkuan në pushim me 7 pikë (45:38).

Në minutën e 24-të, rezultati ngushtohet në 57:54.

Në minutën e 28-të, Dardanët thellojnë epërsinë në 11 pikë (65:54) ndaj rivalit.

Në minutën e 32-të, rezultati 65:60 e në 65:62 në të mirë të Kosovës,

Një treshe irlandeze dhe barazohet rezultati 65:65 në minutën e 33-të.

Në minutën e 34-të udhëtuesin kalojnë në epërsi me dy pikë (67:69).

Dardanët këndellen me një seri 7:0 dhe kalojnë n epërsi me 5 pikë (74:69) në minutën e 36-të.

Djelmoshat tanë ngadhënjejnë me rezultat 83:76 ndaj irlandezëve. 

Basketbollisti Drilon Hajrizi është më i dalluari më 20 pikë, i ndihmuar nga Dardan Berisha me 19 e në radhët e udhëtuesve u veçua Jordan Blount me 25 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat