Në Serbi i japin jehonë ndeshjes me Kosovën, tregojnë pse nuk luan lojtari i Partizanit të Beogradit

Basketboll

Në Serbi i japin jehonë ndeshjes me Kosovën, tregojnë pse nuk luan lojtari i Partizanit të Beogradit

Nga: K. Goca Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 18:27
Zach LeDay

Basketbollisti i kombëtares së Azerbajxhanit, Zach LeDay, raportohet se nuk do të paraqitet ndaj Kosovës, ky është lajm i mirë për kombëtaren tonë.

Nga ana tjetër, disa media në Serbi, si “Telegraf”, Kurir” etj. i bëjnë jehonë lajmit se basketbollisti Zach LeDay nuk do të paraqitet ndaj Kosovës. 

“Basketbollisti i Partizanit, Zach LeDay, i cili ka marrë ftesë nga kombëtarja e Azerbajxhanit, ka debutuar me kombëtaren e këtij vendi në eliminatoret për Botërorin kundër Zvicrës.

Zvicra shënoi fitore bindëse me rezultat 72:53, ndaj Azerbajxhanit dhe basketbollisti Zach LeDay ishte më efikasi me 22 pikë, si dhe pati 6 kërcime dhe 3 asistime. Azerbajxhani i tij e luan ndeshjen e radhës kundër Kosovës, por ai nuk do të luajë atje.

Këtë informacion e kanë raportuar disa media të huaja, ndërsa jozyrtarisht është konfirmuar se basketbollisti po kthehet në Serbi”, shkruan media serbe “Telegraf”.

Kosova është në grupin A me Zvicrën, Azerbajxhanin dhe Republikën e Irlandës.

Ndeshja luhet të dielën në Baku në orën 16.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat