Kosova synon fitoren e dytë radhazi

Basketboll

Kosova synon fitoren e dytë radhazi

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 17:42
Pamje nga ndeshja Kosova - Irlanda

Pas fitores ndaj Irlandës 83:76, Kosova të dielën do të ketë sfidën e dytë të vlefshme për Rrethin e Parë parakualifikues evropian për Kupën e Botës 2027.

Dardanët do të ndeshen në udhëtim me Azerbajxhani, në një sfidë ku Kombëtarja jonë synon fitoren e radhës.

Ndeshja Azerbajxhani-Kosova luhet nesër nga ora 14:00 me kohë të Azerbajxhanit dhe 11:00 me kohë lokale të Kosovës.

Basketbollistët e Kosovës të premten vonë kanë arritur në Azerbajxhan derisa sot do të kenë dy stërvitje para takimit të së dielës.

Atmosfera në kampin e Kosovës është shumë e mirë dhe basketbollistët e Kosovës janë të motivuar për të shënuar fitoren e dytë radhazi.

Azerbajxhani të enjten pësoi humbje nga Zvicra 72:53!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat