Flamurtari dikton kampionatin

Basketboll

Flamurtari dikton kampionatin

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 18:56
Pamje nga një ndeshje

Java e 15-të e Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për femra nuk ka sjellë ndryshime në renditje, teksa ekipet pretendente për titull kanë arritur fitore të lehta. Flamurtari kampion mposhti në fushën e tij Barleti Basket me shifrat 102-45, një ndeshje që u kthye në një stërvitore për vlonjatet. Më të mirat në fushë ishin Kirberg dhe Destiny, me nga 34 pikë secila.

Fiton edhe Tirana, që mundi pa shumë probleme Elbasanin me shifrat 88-57. Epërsi e ndjeshme e bardhebluve, ku u dallua Sosa, me 20 pikë e 21 rebound. E njëjta situatë edhe në fitoren e Partizanit, 64-47 ndaj Teuta Basket. Skuadra kryeqytetase e dominoi ndeshjen në çdo drejtim, duke e merituar fitoren (Jacobson me 14 pikë shënuesja më e mirë).

Vllaznia thuajse ka siguruar vendin e katërt, duke mundur 66-57 Studentin, një përballje mes dy ekipeve që synojnë një vend në play off.

Pjesa e parë është e ekuilibruar (26-27), por në të dytën skuadra shkodrane shkëputet dhe fiton me meritë. Në fushë u dalluan Bokrina me 15 pikë e Rreshpja me 14 pikë, ndërsa 22 pikët e Pëllumbi për kryeqytetaset nuk mjaftuan.

Kategoria e Parë-Femra, java e 15-të

Tirana – Elbasani, 88-57

Partizani – Teuta Basket, 64-47

Flamurtari – Barleti Basket, 102-43

Vllaznia – Studenti, 66-57

Renditja: Flamurtari 29 pikë, Tirana 28 pikë, Partizani 27 pikë, Vllaznia 24 pikë, Studenti 20 pikë, Teuta Basket 20 pikë, Elbasani 17 pikë, Barleti Basket 15 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat