Bashkimi përforcohet me ish-basketbollistin e NBA-së

Basketboll

Bashkimi përforcohet me ish-basketbollistin e NBA-së

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 20:10
Terrance Ferguson

KB Bashkimi ka bërë një “goditje” të madhe, duke nënshkruar me ish-NBA lojtarin, Terrance Ferguson.

Prizrenasit zyrtarizuan sot arritjen e marrëveshjes me basketbollistin amerikan.

Ferguson në të kaluarën ka luajtur në NBA, me skuadrat e Oklahoma City Thunder dhe Philadelphia 76ers.

Ai së fundmi u aktivizua te skuadra nga Afrika e Jugut, Cape Town Tigers.

25-vjeçari luan në pozitat 2 dhe 3.

“Zyrtare: Ish lojtari i NBA Terrance Ferguson nënshkruan me KB Bashkimi.

Kemi arritur marrëveshje me lojtarin amerikan Terrance Ferguson .

Ferguson ka një eksperience fantastike në NBA me mbi 200 paraqitje në klubet OKC THUNDER dhe PHILADELPHIA 76ers ", njoton KB Bashkimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat