Braha në krye të detyrës në ndeshjen Italia-Turqia

Basketboll

Braha në krye të detyrës në ndeshjen Italia-Turqia

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 00:24
Vlora Braha

Ish-basketbollistja e gjeneratës së artë, Vlora Braha në ndeshjen Italia-Turqia ishte deleguar nga FIBA si ndihmëse e Delegatit Teknik, ndeshje kjo e vlefshme për FIBA EuroBasket 2025 Qualifiers.

Ky ka qenë nominimi i parë të cilin Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) e pranoi në këtë kompeticion. Si për Brahen ashtu edhe për FBK, ky nominim ka qenë arritje e jashtëzakonshme.

Braha u shpreh se; “Kjo është një mundësi shumë e mirë për të gjithë djemtë e vajzat që duan një ditë ta përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare"

Italia triumfoi në këtë ndeshje ndaj Turqisë me rezultat 87:80.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat