Penza shënon fitore shumë të rëndësishme para fazës së Play Off-it

Basketboll

Penza shënon fitore shumë të rëndësishme para fazës së Play Off-it

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 00:26
Penza

Penza ka arritur fitore tejet të rëndësishme ndaj Trepçës me rezultat 82:78 (16:18,18:19,23:17,25:24).

Trepça e pati nën kontrollin e saj ndeshjen në dy çerekët e parë duke arritur që vazhdimisht të jetë në epërsi. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 34:37 në favorin e vajzave nga Mitrovica.

E pas pushimit, Penza e filloi periudhën e tretë më mirë duke arritur që edhe të kaloj në epërsi e Trepça në anën tjetër këtë çerek e kishte shumë më të vështirë të shënonte, megjithatë shifrat u barazuan 47:47 si dhe 49:49 për ta bërë ndeshjen edhe më dramatike.

Çereku i fundit ishte ai që vendosi fituesin e derbit të vjetër në Superliga Femrat, Penza persi arriti që të filloj 4:0 edhe çerekun e fundit e në fund triumfon ngushtë ndaj Trepçës me rezultat të përgjithshëm, 82:78.

Për Penzen më të dalluarat ishinPeevy Lucia Elise me 26 pikë dhe 10 kërcime ndërsa Wingate Davion Gayle me 24 pikë, 4 kërcime dhe 4 asistime.

Kurse tek Trepça Marishay Moore ishte më e dalluara me 45 pikë e 11 kërcime.

Trepça e Penza janë në garë të ngushtë për inkuadrim në fazën e PlayOff-it dhe gjithçka vendoset javën tjetër ku zhvillohen xhiro e fundit. Trepça pret në shtëpi Peja 03 kurse Penza do të udhëtoj në Prizren për ndeshjen ndaj Bashkimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat