Favoritët nuk ndalen, Boston dhe Minnesota vazhdojnë serinë rekord

Basketboll

Favoritët nuk ndalen, Boston dhe Minnesota vazhdojnë serinë rekord

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 18:00
Pamje nga ndeshja

Vetëm tre ndeshje, por si gjithmonë shumë spektakël në mbrëmjen e fundit të NBA.

Meritë e kryesuesëve të dy konferencave, Boston dhe Minnesota. Celtics vijuan serinë rekord në këtë sezon të basketbollit amerikan, duke triumfuar edhe në “Maddison Square Garden” kundër Neë York Knicks.

Pas një sfide të ekulibruar në pjesën e parë, miqtë nisën shkëputjen në periodën e tretë, duke imponuar në fund rezultatin 116-102.

Njeriu i suksesit për Boston ishte Jaylon Broën, që iu afruar dy shifrave dopjo me 30 pikë dhe 8 topa të kapur në tabelë.

Nga ana tjetër, paraqitja e shkëlqyer e Jalen Brunson me 34 pikë dhe 9 asist nuk evitoi humbjen e Knicks. Me këtë sukses Sëlltiks blindojnë vendin e parë në Konferencën e Lindjës me 45 fitore dhe 12 humbje në sezonin e rregullt.

Nuk ndalet as Minnesota në krye të Konferencës së Perëndimit. “Timberwolves”, që fituan në shtëpinë e tyre 101-86 kundër Brooklyn Nets. Dy yjet Anthony Edwards dhe Karl-Anthony Towns shënuan së bashku 57 pikë. Ashtu si Boston në Lindje, Minnesota ka një seri rekord në këtë sezon me 40 fitore dhe 17 humbje, duke ruajtur të paprekur vendin e parë në konferencën e saj.

Në sfidën tjetër të mbrëmjes, fitorja shkoi për Orlando Magic, që në transfertë mundi Detroit Pistons me vetëm tri pikë diferencë, në rezultatin e përgjithshëm 109-112, duke ruajtur pozicionin në zonën e “play-off” në Konferencën e Perëndimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat