Peja 03 triumfon lehtësisht

Basketboll

Peja 03 triumfon lehtësisht

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 23:29
Pamje nga një ndeshje

Peja 03 ka fituar lehtësisht ndaj UnitedBasketball me rezultat të përgjithshëm 95:62(29:12,16:13,23:26,27:11).

Që nga fillimi e deri në fund vajzat nikoqire patën nën kontrollin e tyre ndeshjen.

Pjesa e parë u mbyll 45:25.

Çereku i tret i takoi UnitedBasketball që arritën të shënojnë 26 pikë por kjo nuk mjaftoi as për t’iu afruar rezultatit që kishte krijuar në pjesën e parë Peja 03.

Peja 03 hyri në çerekun e katërt me super-seri prej 13-4 duke e thelluar edhe më shumë krizën e gjilanasve, ndërsa ndeshja në fund u mbyll me rezultat 95:62.

Për fitoren e Peja 03 u dalluan Jenna Mastellone me 23 pikë, 10 kërcime dhe 5 asistime si dhe Zërina Shatri me 21 pikë, 5 kërcime dhe 1 asistime.

Kurse tek UnitedBasketball, Anesa Korqa, pati efikasitetin më të lartë me 13 pikë e 4 kërcime.

UnitedBasketball matematikisht ka rënë nga Superliga Femrat dhe vitin tjetër garon në Ligën e Parë Femrat, ndërsa Peja 03 do të jetë pjesë e PlayOff-it këtë edicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat