Ja kur rikthehet Kosova në aksion

Basketboll

Ja kur rikthehet Kosova në aksion

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 12:09
Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll

Kosova në basketboll e ka nisur fazën parakualifikuese për në Kampionatin Botëror të basketbollit 2027 me një fitore dhe një humbje.

Bilanci i Kosovës për ndeshjet e shkurtit ishte një fitore e një humbje. Dardanët mundën Irlandën 83:76 dhe pësuan nga Azerbajxhani 88:77.

Edhe Azerbajxhani ka një fitore e një humbje, kurse lidere është Zvicra me dy fitore (ndaj Azerbajxhanit dhe Irlandës), kurse e fundit është Irlanda me dy humbje.

Ndeshjet e ardhshme për Kosovën do të jenë në udhëtim, kundër Zvicrës e Irlandës në muajin nëntor, derisa kampanjën për Rrethin e Parë Parakualifikues Evropian për Kupën e Botës 2027 e mbyll në muajin shkurt të vitit të ardhshëm ndaj Azerbajxhanit dhe Zvicrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat