BC Çair pret Golden Eagle Yllin

Basketboll

BC Çair pret Golden Eagle Yllin

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 18:33
Foto ilustrim

Skuadra e basketbollit BC Çair 2030 ka njoftuar se të mërkurën do ta zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj dy herë kampionit të Kosovës.

Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, Çair 2030 zbuloi detajet e ndeshjes miqësore ndaj Golden Eagle Ylli nga Theranda.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nesër (e mërkurë) në sallën sportive “Shaban Tërstena” në Cair me fillim prej orës 15:00."Miqësore vëllazërore

"Nesër ekipi ynë KB Çair 2030 në ora 15:00 e mirëpret dy herë kampionin e Kosovës, klubin Golden Eagle Ylli.

Ju dëshirojmë mirëseardhje të ngrohtë ashtu si e kemi traditë", njofton BC Çair.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat