Takime të rëndësishme në Ligën e Parë

Basketboll

Takime të rëndësishme në Ligën e Parë

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 11:37
Orari i ndeshjeve

Të enjten dhe të premten zhvillohet java e 26-të në Ligën e Parë të Meshkujve, që është e parafundit para garave të “Play-off”-it.

Vushtrria do të ndeshet me New Basket. Vushtrriasit ndodhen në vendin e katërt me 12 fitore e gjashtë humbje, derisa prishtinasit në vendin e tretë me 12 fitore e shtatë humbje, që shihet sfidë interesante.

Takim interesant shihet ndërmjet Kosovarit dhe Borea-s. Skuadra nga Bardhi i Madh numëron renditet në vendin e dytë me 14 fitore e pesë humbje, kurse ajo pejane e pestë me nëntë fitore e dhjetë humbje.

Kjo xhiro do të përmbyllet me ndeshjen mes Bora-s dhe Dritës. Skuadra prishtinase është në vendin e parë me 19 fitore, njëkohësisht e vetmja pa asnjë humbje, kurse skuadra gjilanase është në vendin e gjashtë me pesë fitore e 14 humbje.

Liga e Parë e Meshkujve-Java 26

E enjte

19:00 Vushtrria - New Basket

20:30 Kosovari - Borea

E premte

19:30 Bora - Drita

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat