Peja e fiton ndeshjen dramatike ndaj Prishtinës

Basketboll

Peja e fiton ndeshjen dramatike ndaj Prishtinës

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 21:32
Peja

Peja ka shënuar fitore të madhe në duel ndaj Sigal Prishtinës, në kuadër të Ligës Ballkanike.

Pejanët triumfuan 87:84 në një ndeshje dramatike deri në momentet e fundit.

Kur rezultati ishte 83:84 për kryeqytetasit një episod që përfshiu Sirkon shkaktoi polemika.

Madje, nga topi i humbur i Sirkos, Peja shënoi dy pikë për 85:84 kur kishin mbetur edhe tre sekonda lojë.

Prishtina më pas tërhoqi ekipin në shenjë pakënaqësie për t’u rikthyer më pas.

Peja shënoi dy pikë nga gjuajtjet e lira pas teknikeve që morën prishtinasit dhe në fund triumfuan me rezultatin 87:84.

Me këtë fitore, Peja tani ka katër fitore dhe një humbje, kurse Prishtina tri fitore e dy humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat