Elbasani - Tirana për rekord

Basketboll

Elbasani - Tirana për rekord

Më: 2 mars 2024 Në ora: 14:44
Tirana

Pas pauzës për ndeshjen e Kombëtares, dje është rikthyer kampionati kombëtar i basketbollit për meshkuj, me dy takime të vlefshme për javën e 15-të.

Tirana ka fituar në transfertë kundër Elbasanit me rezultatin treshifror 100-130 (25-31, 23- 23, 27-43, 25-33).

Një ndeshje me rekord pikësh, teksa të dyja ekipet harruan sesi mbrohet, duke regjistruar rendiment të jashtëzakonshëm në sulm.

Kampionët në fuqi e kishin lojën gjatë të gjithë kohës nën kontroll, duke dërguar plot 6 lojtarë në kuotë dyshifrore pikësh.

Efikasitetin më të lartë e patën amerikanët, teksa Robinson regjistroi 24 pikë, 7 kërcime dhe 7 asistime si dhe Davis me 30 pikë, 7 kërcime dhe 7 asistime. 25 pikë për Aris, i cili u aktivizua rreth 22 minuta. Për Elbasani nuk mjaftoi kapiteni Çela, MVP me 33 pikë, 11 kërcime dhe 4 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat