Final 8 i Ligës Unike do të zhvillohet në Vlorë

Basketboll

Final 8 i Ligës Unike do të zhvillohet në Vlorë

Më: 2 mars 2024 Në ora: 19:22
Pamje nga konferenca

Në fund të muajit mars do të zhvillohet Final 8 i Ligës Unike te meshkujt.

Dje, është një zhvilluar konferenca për media, që ishte shumë e rëndësishme para fillimit të kësaj ngjarje.

Sot u finalizua marrëveshja trepalëshe mes Presidentit të Federatës Shqiptare të Basketbollit, z. Avni Ponari, z. Hajri Elezi, President i Lajthiza Invest dhe nënkryetarit të bashkisë Vlorë, z. Klevis Kaso.

Në këtë aktivitet, që do të zhvillohet në Vlorë, sponsor gjeneral do të jetë Lajthiza, duke ofruar një mbështetje të jashtëzakonshme për këtë eveniment sportiv.

Ky aktivitet merr titullin Liga Unike Lajthiza. Ndeshjet do të zhvillohen në datat 27 - 31 Mars në palestrën “Flamurtari” në Vlorë.

Ekipet nga Shqipëria:

Tirana

Kamza

Besëlidhja

Teuta

Ekipet nga Kosova:

Peja

Sigal Prishtina

Trepça

Golden Eagle Ylli

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat