Ylli me fitore të rëndësishme në Prizren

Basketboll

Ylli me fitore të rëndësishme në Prizren

Më: 2 mars 2024 Në ora: 21:34
Golden Eagle Ylli

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në Prizren me rezultat 70:81 (19:23, 13:21, 17:14, 21:23), në javën e 22-të të Prince Caffe Superligës.

Çereku i parë ishte i barabartë, duke përfunduar 19:23, ku asnjëra nuk arriti të shkëputej, por kjo ndodhi në periudhën e dytë, me mysafirët që ishin më të mirë dhe shkuan në pushim me rezultat 32:44.

Pjesa e dytë u karakterizua me vendasit që tentonin të bënin përmbysjen dhe mysafirët që ruajtën epërsinë dhe arritën të fitojnë në fund 70:81.

Te vendasit Erik Copes kishte 15 pikë e tetë kërcime dhe Lejson Zeqiri 18 pikë e shtatë kërcime, ndërsa te mysafirët më i dalluari ishte Alonso Verge Jr me 26 pikë, tri kërcime e shtatë asistime.

Bashkimi mbetet i gjashti me tetë fitore e 14 humbje, kurse Golden Eagle Ylli në vendin e katërt me 13 fitore e nëntë humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat