Tirana kap Besëlidhjen në krye të renditjes

Basketboll

Tirana kap Besëlidhjen në krye të renditjes

Më: 3 mars 2024 Në ora: 11:53
Pamje nga një ndehje

Në pritje që Besëlidhja kryesuese e Superligës të luajë të dielën në mbremjë në takimet e javës së 15-, rivalët e saj kanë bërë detyrën. Tirana mundi 130-100 Elbasanin jashtë fushe, duke kapur lezhjanët në krye të renditjes. Davis me 30 pikë e Isayas me 25 bënë diferencën për bardheblutë.

Në pikë të barabarta me këtë dyshe në vendin e parë është edhe Vllaznia, që mundi 84-81 Kamza Basket në fushën e kësaj të fundit. Një ndeshje e ekuilibruar deri në fund, vendosur pas kohës shtesë në favor të shkodranëve, ku u dalluan Saab e Tucker me nga 22 pikë secili.

Jashtë fushe fiton edhe Teuta, që mundi 82-76 Partizanin në “Asllan Rusi”. Për miqtë nga Durrësi u dallua Pacon me 28 pikë, që i bëri të pavlefshme 29 pikët e Major për të “kuqtë”. Skuadra e Fieri Basket, falë 28 pikëve të Brandon e 26 të Dunnally, mundi 93-53 Skënderbeun.

Superliga-Meshkuj, java e 15-të

Kamza Basket – Vllaznia, 81-84

Elbasani – Tirana, 100-130

Partizani – Teuta, 76-82

Fieri Basket – Skënderbeu, 93-53

Flamurtari – Besëlidhja, 3 mars

Apolonia (pushim)

Renditja: Besëlidhja 24 pikë, Tirana 24 pikë, Vllaznia 24 pikë, Kamza Basket 23 pikë, Teuta 23 pikë, Apolonia 21 pikë, Elbasani 19 pikë, Partizani 18 pikë, Flamurtari 17 pikë, Fieri Basket 15 pikë, Skënderbeu 14 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat