Peja 03 e mbyll pjesën e rregullt të stinorit me fitore

Basketboll

Peja 03 e mbyll pjesën e rregullt të stinorit me fitore

Më: 3 mars 2024 Në ora: 19:10
Ekipi Peja 03

Peja 03 ka mbyllur pjesën e rregullt të edicionit me fitore minimale ndaj Trepçës me rezultat 84:85 (21:20,29:32,16:20,18:13).

Trepça për një nuancë e nisi më mirë se Peja 03 çerekun e parë duke arritur që edhe të krijoj epërsi minimale prej një pikësh. E vëmendshme ishte skuadra e Peja 03 e cila në periudhën e dytë riktheu lojën në të mirën e tyre duke mbyllur pjesën e parë me epërsi prej dy pikësh, 50:52.

Duke ditur rendësin e kësaj ndeshje dy skuadrat dhanë maksimumin, Trepça po mundohej të siguroj vend për në Play Off e Peja 03 për ta mbyllur sezonin e rregullt me fitore.

Në çerekun e tretë loja ishte e barabartë deri në sekondat e fundit ku vashat pejane ishin më të koncentruara duke bërë dallimin, kësaj radhe ne +4 pikë.

Kurse ndeshja u vendos krejt në sekondat e fundit me dallim prej 1 pikësh, Peja 03 triumfoi ndaj Trepçës me rezultat 84:85.

Më të mirat tek Peja 03 ishin Alexis Jones me 28 pikë, 10 kërcime dhe 9 asistime si dhe Agnesa Rrahmani me 11 pikë, 11 kërcime dhe 3 asistime. Kurse tek Trepça më efikasja ishte Mar’shay Moore me 35 pikë, 17 kërcime dhe 11 asistime.  

Pas kësaj fitore të Peja 03, Trepça nuk do të mund të jetë pjesë e Play Off-it për sezonin 2023/24.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat