Trepça i tregon Prishtinës se kush është shefi

Basketboll

Trepça i tregon Prishtinës se kush është shefi

Më: 6 mars 2024 Në ora: 23:05
Trepça

Në një super derbi të zhvilluar në kryeqytet me fund dramatik, Trepça ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 75:78 (22:16, 10:25, 19:16, 24:21).

Sfida u vendos në sekondat e fundit, ku Kevin Capers shënoi dy pikë dhe më pas nga gjuajtja e lirë për fitoren e 15-të radhazi të mitrovicasve në elitë.

Takimi u zhvillua në kuadër të javës së 23-të të Prince Caffe Superligës.

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë, ku për një nuancë ishin më të mirë dhe e fituan çerekun e parë 22:16. Megjithatë, mitrovicasit u rikthyen shpejt për të shkuar në pushim me rezultat 32:41.

Pjesa e dytë ishte dramë e vërtetë e me rikthime. Në minutat e fundit, mysafirët po fitonin me pesë pikë dallim, por Muhamedali Janjeva shënon pesë pikë radhazi për 75:75, kur kishin mbetur edhe dhjetë sekonda lojë.

Por, në sulmin e fundit, Capers i mysafirëve shënoi dhe u ndal në mënyrë të palejuar, duke u treguar i pagabueshëm dhe fitoren e Trepçës 75:78.

Më i miri te vendasit ishte Diamond Stone me 27 pikë e nëntë kërcime, kurse te mysafirët më të mirët ishin Darnell Edge me 21 pikë e nëntë asistime dhe Capers me 23 pikë.

Prishtinasit kanë 14 fitore e nëntë humbe, kurse mitrovicasit 21 fitore e dy humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat