Këto janë përballjet interesante të xhiros së fundit

Basketboll

Këto janë përballjet interesante të xhiros së fundit

Më: 7 mars 2024 Në ora: 11:24
Orari

Të enjten dhe të premten zhvillohet java e 25-të apo e fundit për garat e rregullta në Ligën e Parë te meshkujt.

Pas përfundimit të ndeshjeve të kësaj xhiro do të fillojë “play-offi”, ku vendi i parë luan me vendin e katërt dhe vendi i dytë me të tretë.

Borea do të ndeshet me Vushtrrinë, ku pejanët kanë nëntë fitore e 11 humbje, derisa vushtrriasit 13 fitore e shtatë humbje.

Drita do të takohet me Kosovarin, ku gjilanasit kanë pesë fitore e 15 humbje, ndërsa skuadra nga Bardhi i Madh ka 15 fitore e pesë humbje.

Takimi i fundit do të jetë ndërmjet Kerasan-it dhe Bora-s, ku Kerasan ka pesë fitore e 15 humbje, kurse Bora numëron 20 fitore në po aq ndeshje, duke kryesuar këtë rang garash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat