Golden State “shpartallon” Milwaukeen

Basketboll

Golden State “shpartallon” Milwaukeen

Më: 7 mars 2024 Në ora: 11:49
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Golden State arriti një fitore fantastike ndaj Milwaukee me shifrat 125-90. Antetokounmpo realizoi 23 pikë Bucks, por që s’mjaftuan për të fituar. Stephen Curry me 29 pikë ishte shënuesi më i mirë për Warriors.

Sacramento fitoi 130-120 duelin direkt për një vend në play off me Lakers. Ndeshje me rivalitet ku për miqtë u dallua Fox me 44 pikë. Ndërsa 60 pikët e dyshes Hachimura-James mbetën për statistikë.

Jashtë fushe fiton edhe ekipi i Clippers, që mundi 122-116 Houston. Leonard me 28 pikë ishte lider në fushë për kalifornianët, ndërkohë që për teksanët nuk mjaftoi “triple double” (23 pikë, 19 rebound, 14 asist) i Sengun.

Fitore në sekondat e fundit për Chicago, që mundi 119-117 Utah Jazz, ndeshje ku u dallua DeRozan me 29 pikë. Fiton edhe Memphis, që mposhti 115-109 Philadelpfia, ku vendimtar ishte Jackson me 30 pikë e 11 rebound.

Rezultatet

Washington – Orlando, 109-119

Atlanta – Cleveland, 112-101

Houston – Clippers, 116-122

Philadelphia – Memphis, 109-115

Utah Jazz – Chicago, 117-119

Golden State – Milwaukee, 125-90

Portland – Oklahoma, 120-128

Lakers – Sacramento, 120-130

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat