Panik në NBA, 31-vjeçari humb ndjenjat dhe shembet në parket

Basketboll

Panik në NBA, 31-vjeçari humb ndjenjat dhe shembet në parket

Më: 7 mars 2024 Në ora: 14:28
Bismack Biyombo

Momente frike në NBA. Bismack Biyombo basketbollisti i Oklahoma City Thunder humbi ndjenjat dhe u rrëzua në një moment që rrethohej nga shokët e skuadrës.

31-vjeçari nga Republika Demokratike e Kongos pësoi një kolaps gjatë sfidës Oklahoma City-Portland Blazers.

Ndeshja u ndërpre, teksa për fatin e mirë Biyombo e mori veten pas ndërhyrjes së stafeve mjekësore.

Basketbollisti do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të specializuara për të mësuar më tepër rreth shkakut që solli rrëzimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat